Magazina

Shqiptari nNuk i bindet policisë greke, thyen traun e doganës

Drejtuesi shqiptar i një automjet nuk i është bindur policisë greke në doganën e Kakavijës, por ka hyrë në tokën greke duke thyer traun.
Policia bën të ditur se një mjet tip “Fuoristradë” i cili drejtohej nga një shtetas shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet, pasi ka kaluar doganën shqiptare, i është kërkuar kontroll në vijën e dytë kufitare, në atë të palës greke. Ai nuk i është bindur urdhrit të policisë kufitarë për të ndaluar, duke shtuar shpejtësinë e mjetit dhe ka thyer traun e doganës greke duke u larguar.
Mjeti është futur në aksin rrugor Kakavijë-Janinë duke u ndjekur edhe nga policia, por gjatë ndjekjes ai ka devijuar në një rrugë rurale dhe ka braktisur mjetin 2 kilometra larg nga Kakavija, duke vrapuar në mes të pyjeve.
Forca të shumta të policisë greke janë vënë në ndjekje të shtetasit shqiptar i cili dyshohet të jetë trafikues droge.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button