Magazina
Tërnava: Islami është paqe – ekstremizmi nuk ka lidhje me Islam
Në iftarin tradicional të shtruar nga Bashkësia Islame e Kosovës, myftiu Naim Tërnava ka apeluar për ruajtje të tolerancës fetare.
Ai ka thënë se islami është fe e paqes, ndërsa ka theksuar se Kosova duhet të vazhdojë të jetë vend i tolerancës fetare.
“Të mos lejojmë që të shfrytëzojnë truallin tonë, vendin tonë dhe të shkojnë në ekstremizëm dhe nesër dikush të bëj ndonjë akt që është anti-njerëzor, anti-islam, që është kundër vlerave njerëzore”, ka thënë Tërnava.
Në iftarin e përbashkët, është thënë se feja islame është vetë paqja njerëzore andaj ekstremizmi nuk përkon me këtë religjion.