Magazina

Ushqime për Zemrën

Sëmundjet kardiovaskulare janë ndër shkaqet kryesore të vdekshmërisë në botë dhe për parandalimin e tyre ekzistojnë disa ushqime specifike, që duhen përfshirë në regjimin ushqimor.
Sipas studimeve të ndryshme personat e shëndetshëm të paprekur nga diabeti i tipit 2 apo hipertensioni, të cilët konsumojnë deri në tre filxhanë kafe në ditë, reduktojnë në mënyrë të ndjeshme mundësinë për tu prekur nga sëmundjet e zemrës. Ndërsa kush është i prekur nga hipertensioni, nuk duhet të abuzojë me kafeinën, pasi ajo mund të përkeqësojë aritminë dhe presionin e gjakut.
Konsumi i rregullt i kosit ndihmon në reduktimin e yndyrës dhe për të mbajtur nën kontroll presionin në arterie.
Përdorimi i erëzave në kuzhinë, mund të reduktojë përdorimin e kripës dhe mund të sjellë një pjatë shumë të shijshme pa sjellë komplikime në zemër.
Vaji i ullirit është shumë i shëndetshëm dhe nëpërmjet konsumit të tij, është një aleat shumë i mirë për parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
Boronica, qershitë dhe portokallet. Këto tre lloj frutash janë një ilaç i vërtetë për mbajtjen nën kontroll të kolesterolit dhe presionit. Qershitë mbrojnë vetat e gjakut, ashtu sikundër boronica është e pasur me antioksidantë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button