Magazina

Ushqimet që duhet t’i konsumojnë personat me anemi

Jeni anemik? Shtoni në dietën tuaj mishin e kuq, mëlçinë dhe vitaminën C dhe kufizoni spinaqin, çajin dhe kafenë.
Anemia është një problem i shpeshtë shëndetësor e që shfaqet më së shumti te personat të cilët nuk ndjekin një dietë të ekuilibruar.
Në rast se bëni pjesë në grupin e personave që kanë pagjakësi, ne ju sjellin disa ushqime të cilat kanë hekur në përbërje dhe ju ndihmojnë të tejkaloni këtë problem shëndetësor. Po ashtu ju sjellim edhe disa ushqime të cilat në fakt e përkeqësojnë aneminë.
Shtoni mëlçitë, mishin e kuq, peshkun, të verdhat e vezëve, pemët e thara dhe prodhimet e sojës në dietën tuaj të përditshme. Po ashtu rekomandohet përdorimi i qepës së kuqe dhe të bardhë, bizeleve, pemëve nga familja e arrave, fara, perime të gjelbra si dhe majdanoz, hithra, koriandër dhe gjethe të lulequmështit.
Ushqimet e pasura me vitaminën C përshpejtojnë absorbimin e hekurit dhe do të ishte e dëshirueshme që gjatë shujtës të pihet një gotë lëng i freskët portokalli të shtrydhur ose të merret nga një tabletë e vitaminës C.
Bakri ndihmon absorbimin e hekurit, ndërsa artikuj të pasur me këtë mineral janë djathi, të verdhët e vesë, frutat e detit, mushkëritë, drithërat integrale, perimet ngjyrë të gjelbër të errët, kajsitë, qershitë dhe fiku i tharë.
Ndryshe nga ç’mund ta keni (keq)kuptuar nga filmat vizatimor, spinaqi nuk është burim i mirë i hekurit. Përkundrazi, duhet kufizuar konsumimi i spinaqit sepse ky zvogëlon absorbimin e hekurit.
Çaji, kafeja, kakaoja dhe vera e pengojnë shfrytëzimin e hekurit nga ushqimi, andaj bëni mirë t’i reduktoni ato.
Nëse përdorimi i hekurit përmes ushqimit nuk mjafton, atëherë kalohet te preparatet e hekurit, përdorimin e të cilit e përshkruan mjeku.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button