Magazina

​35 dasmorë helmohen në Durrës

35 dasmorë janë helmuar nga ushqimi në fshatin Qerret të Durrësit dhe janë shtruar në Spitalin Infektiv të qytetit.
Dasma në të cilën ata janë helmuar është organizuar ditën e shtunë në drekë në një lokal në fshatin Qerret, por simptomat e helmimit kanë nisur të shfaqen një ditë më pas, ku dasmorët janë ndjerë keq, me dhimbje barku dhe koke.
Sipas mjekes së spitalit infektiv, shkak për helmimin e tyre dyshohet të ketë qenë mishi, njofotjnë medie nga Tirana.
Ndërkaq, policia bën të ditur se në lokal janë marrë mostra të ushqimeve të konsumuara në dasmë, të cilat janë çuar për analiza në laborator.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button