Magazina

A të dobëson vërtet duhanpirja?

Disa studime tregojnë se duhanpirësit peshojnë në përgjithësi më pak sesa ata që nuk pinë duhan. Studime të tjera tregojnë se nikotina përshpejton metabolizmin dhe largon urinë. Megjithatë, kostot shëndetësore të atyre që pinë duhan janë më të mëdha sesa përfitimet që vijnë prej konsumit të tij.
Teksa reklama duhan-rënie në peshë u drejtohet kryesisht femrave, kërkimet kanë treguar se femrat në moshë të re, janë veçanërisht në rrezik për përdorimin e duhanit me qëllim që të humbin në peshë.
Më shumë studime duhet të përqendrohen në trendet e gjinisë dhe etnisë që shqetësojnë adoleshentët dhe që lidhen me duhanpirjen. Për më tepër, kompanitë e mëdha të duhanit, kanë filluar të shënjestrojnë edhe komunitetin gej për këto efekte pozitive të cigareve.
Përtej kësaj, arsyet përse secili person zgjedh të konsumojë duhan janë komplekse dhe nuk mund të thuhet se i atribuohen dëshirës për t’u dobësuar. (Shqip)

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button