Magazina
Brenda 90 ditëve Bujanoci me shesh modern
Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, sot zyrtarisht e ka përuruar fillimin e punimeve në renovimin e sheshit të qytetit të Bujanocit, projekt ky që kap vlerën 65.000.000 dinarë, prej të cilave 55% i siguronë pushteti lokal ndërsa pjesën tjetër Trupi koordinues.
Sipërfaqja e cila do të punohet është 7.700.m2, ndërsa do të bëhet edhe ngjyrosjn e ndërtesave të cilat e rrethojnë sheshin. Përfundimi i punimeve dhe pamja e re e sheshit pritet me padurim nga qytetarët, të shumtë janë ata të cilët të paktën që mund të shohit tash është panoja përball komunës në të cilën janë vendosur fotografit e projektit. “Do ta kemi një shesh modern sikurse edhe vendet perëndimore, kjo na jep shpres se ky pushtet është duke menduar për të gjitha kushtet e qytetarëve të vetë, dhe ne duhet edhe më shumë të angazhohemi në përkrahjen e pushtetit” kështu shprehen qytetarët e komunës së Bujanocit.
Gjatë ceremonisë së përurimit të punimeve morën pjesë edhe shefi i kabinetit të komunës Arbër Pajaziti dhe qytetarë të Bujanocit, kryetari Arifi thotë se, qytetarët duhet të kenë durim dhe pas 90 ditëve së bashku do ta bëjmë hapjen solemne,
“ky do të jetë një shesh shumë atraktiv dhe i përshtatshëm për qytetarët” thotë Arifi. Ndërkaq si pas tij qëllimi nuk ishte vetëm se rregullimi i sheshit por edhe i zhvillimit ekonomik. Punëkryes i punimeve është kompania Saba Bellça nga Presheva ndërsa mbikqyrës është CIP nga Beogradi. Kalimtarët e rastit ndërtimin e sheshit të ri e konsiderojnë si një hap pozitiv për komunën e Bujanocit, sepse sipas tyre, pamja e mir e komunës tregon se ka udhëheqësi të mir dhe të vyeshme dhe kështu edhe investitorët e huaj do të jenë më afër Bujanocit.