Magazina

Bruceloza në Bujanoc, do të asgjësohen 238 krerë dele dhe 24 dhi

Për shkak të brucelozës që ka kapluar jugun e Serbisë, duhet të asgjësohen 238 krerë dele, 24 dhi dhe disa lopë.
Sipas drejtorit të qendrës veterinarisë në Bujanoc Miodrag Milkoviq, në komunën e Bujanocit me këtë sëmundje janë të infektuara 92 dele, tre dhi 18 viça dhe 2 lopë.
Pronarët e këtyre kafshëve janë të gjithë shqiptarë.
Në Tërrnocin e madhe dhe Novo Sellë të poshtme me brucelozë janë të infektuara 146 dele, 21 dhi dhe dy gjedha.
Sipas informatave, Presheva dhe Bujanoci janë regjionet më të rrezikuara në Serbi kur bëhet fjalë për brucelozën.
Bruceloza është sëmundje bakteriale e shkaktuar nga bakteri bucela e cila i prek kryesisht kafshët e imta, por mund të paraqitet edhe tek kafshët tjera ku përmes konsumimit të produkteve të tyre bartet te njerëzit. Ndërkaq simptomat që hasen tek njerëzit që janë të prekur nga sëmundja e brucelozës janë lodhje, molisje, temperaturë, djersitje dhe dhimbje të nyjeve. /presheva.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button