Magazina

Budvë: Rusi lëndon rëndë një vajzë nga Gjilani dhe ikë!

Policia e Budvës në Mal të Zi, është vënë në kërkim të një qytetari rus, D. Nigamedijanov, i cili ka lënduar rëndë një vajzë 20 vjeçare nga Gjilani, gjatë një aksidenti mes dy skuterëve në det të hapur.
Aleksandra Millosheviq 20 vjeçare nga Gjilani, ka pësuar lëndime të rënda dhe është duke u trajtuar në spitalin e qytetit.
Sipas informatave jozyrtare, të gazetës “Vijesti”, incidenti ka ndodhur në det të hapur përtej ishullit Sveti Nikolla, kur ka pasur një përplasje mes dy skuterëve.
Nigamedijanov ishte në një skuter me gruan dhe vajzën e tij, ndërsa Aleksandra ishte në një tjetër skuter i cili po drejtohej nga miku i saj.
Por pas aksidentit, shtetasi rus u largua nga vendi i ngjarjes.
Djali që po drejtonte skuterin, reagoi shpejtë duke ndihmuar vajzën e lënduar, të cilën e tërhoqi nga deti. 
Ndërsa qytetari rus me skuterin e tij u kthye në breg, duke u drejtuar te cadra e tij, sikur mos të kishte ndodhur gjë. 
Policia malazeze ka bllokuar të gjitha kalimet kufitare, në mënyrë që rusi i kërkuar të mos arrijë të lëshojë Malin e Zi. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button