Magazina
Çka ka në fund të detit?
Në fillimet e saj, Toka ishte një re pluhurash dhe gazrash i zjarrtë. Kur filloi të ftohet, sipërfaqja e saj, e rrethuar nga re avujsh uji, u ngurtësua. Avulli u kondensua dhe filloi të bjerë shi. Kësisoj, në pjesët më të ulëta të kores së Tokës u formuan detet. Në fundin e deteve dhe oqeaneve ka vargje malorë, vullkane, fusha dhe humnera. Korja kontinentale lidhet me oqeaniken nga një platformë, një shirit shkëmbor që rrethon të gjithë kontinentet e thellë, maksimumi 200 metra. Më pas, fundi i detit bën një kërcim të madh nga skarpati kontinental dhe shkon deri në 3000 metra thellësi. Këtu fillon ultësira e pamatshme ku ndodhen vullkanet, çarjet dhe kurrizet oqeanike, vargjet e gjata malore nga ku del llava që vjen prej thellësive të Tokës.