Magazina
Çka mendon Shpend Ahmeti për Ice Bucket Challenge?

Kosova është përfshirë më të madhe në nismën Ice Bucket Challenge. Kryesisht këtë sfidë po e bëjnë njerëzit publik dhe ajo po bëhet përmes shprazjes së një kove uji të ftohtë mbi kokë. Dhe këta njerëz publik kryesisht jetojnë në Prishtinë. E kryeqyteti ynë ka goxha fort probleme me ujë.
Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti kishte pasur premtim kryesor që të sigurojë ujë 24 orë. Disa herë që nga marrja e detyrës ai ka bërë thirrje për përdorim efecient të ujit. Deri tash atë askush nuk e ka nominuar atë për këtë sfidë.
Por a po i sheh kryetari gjithë këtë shprazje masive të kovave me ujë? Çfarë mendon ai për këtë? A po humbim ujë dhe do të na shtohen reduktimet pas këtyre veprimeve? A do të bëjë Ahmeti këtë veprim nëse dikush e nominon?
