Magazina
Cyrih: Kapet “turisti” shqiptar me 11 kg.heroinë
Policët hasin në të riun 27 vjeçari cili po bartte një valixhe turistësh. Pas kontrollimit të tij dhe të valixhes, ata gjetën 11 kg heroinë
Policia Kantonale e Cyrihut ka kapur një shqiptar 27 vjeçar me një sasi droge prej 11 kilogramësh. Kjo drogë e tipit heroinë, në treg do të kushtonte rreth gjysmë milioni franga dhe është një ndër sasitë e mëdha që ndodh shumë rrallë të kapen, thonë në policinë e Kantonit.
Veç drogës, policia ka konfiskuar edhe 3000 franga para të gatshme dhe dy telefona mobilë.
Ndjekësit kishin vënë re rreth orës 16 në hapësirën rreth stacionit të trenit në Affoltern (periferi e Cyrihut) dy persona të dyshimtë. Pasi që njëherë ju humben nga sytë, policët hasin sërish në njërin prej tyre, i cili po bartte një valixhe turistësh, shkruan handelszeitung.ch.
Pas kontrollimit të shqiptarit 27 vjeçar dhe valixhes së tij, policët gjetën 11 kg heroinë, 3000 franga dhe dy telefona mobilë. I dyshuari për tregti me drogë po qëndronte në Zvicër si turist.
Pas marrjes në pyetje nga policia, i arrestuari i është dorëzuar prokurorisë dhe Zyrës për Migracion, me qëllim verifikimin e masave për të huajt.