Magazina
Do të Hiqet Roaming mes vendeve të Ballkanit
Tashmë s’do të jetë e nevojshme që kur të udhëtoni nëpër Ballkan, të përdorni numra celularë të kompanive të këtyre vendeve apo të kurseheni në telefonatat dhe mesazhet tuaja. Vendet e Ballkanit kanë rënë dakord që të heqin tarifat Roaming.
Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Kroacia, Bullgaria dhe Bosnje – Hercegovina arritën një marrëveshje si përgjigje të heqjes së çmimeve Roaming nga vendet e Bashkimit Europian. Parlamenti Europian ka votuar pro heqjes brenda vitit të ardhshëm. Kështu, telefonatat e kryera nga secili prej këtyre vendeve nëpërmjet telefonave celularë, do të kushtojnë po njësoj sa thirrjet kombëtare.
Iniciativa është diskutuar në takimin rajonal të rregullatorëve të shteteve të rajonit, e cila filloi të enjten në Shkup.
Siç raportojnë mediat në Shkup, vendet e Ballkanit kanë dorëzuar një kërkesë në BE që të përfshihen në agjendën digjitale për të hequr shërbimin Roaming në mesin e tyre, edhe pse nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian.