Magazina

FHKL: Myftiu nga Presheva kërcënoi kryetarin e Fondit

Fondi Humanitar i Kosovës Lindore (FHKL) përmes një kumtese të lëshuar në opinion thotë se kryetari i këtij fondi me seli në Zvicër, Xhelal Memeti, disa herë është kërcënuar nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame (KBI) për Preshevë, Fikret Limani.Fondi në kumtesën e shpërndarë në mediat e Luginës thekson se kërcënimet i janë drejtuar kryetarit Xhelal Memeti  në kohën që ky së bashku me anëtarin e kryesisë së Haxhi Avdi Osmanin po qëndronin në Luginë dhe me këtë rast kishin kërkuar ndihmën nga imami i KBI-së në Preshevë, që të përkrahet aksioni nga xhamitë e kësaj komune për ndërtimin e 100 shtëpive në Luginë.Sipas njoftimit të FHKL ata më 22 korrik kishin marrë përgjigje negative sa i përket mbështetjes së aksionit humanitar, kurse më 24 korrik përmes telefonit thuhet se myftiu ka kërcënuar tre herë kryetarin e Fondit Xhelal Memetin.“Më 25.07.2014, ditë e premte, që kryesia e Fondit e kishte caktuar si ditë kur do të vizitoheshin xhamitë për grumbullimin e mjeteve, myftiu Fikret Limani, me mesazh (sms), kërcënon kryetarin e fondit se -nuk guxon me dal nëpër xhami me grumbullu mjete-“, thuhet në kumtesë.Kjo organizatë me seli në Zvicër njofton se në xhamitë ku myftiu ushtron ndikimin e vet nuk u grumbulluan mjete, ndërsa pasoi edhe një kërcënim më 28 korrik.Fondi Humanitar i Kosovës Lindore dënon veprimin e myftiut duke e vlersuar s aspak të denjë për këtë detyrë që ushtron Limani.FHKL thekson se deri më tani në aksionin për ndërtimin e 100 shtëpive në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, deri në 30 shtëpi kanë arrit të përfundohen apo janë në fazën e fundit të punimeve./Titulli.com/ 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button