Magazina

Gati e shita Islamin për 20 cente!

Në xhaminë e Londrës merr detyrën një imam i ri. Ky imam sa herë që shkonte për në xhami, udhëtonte me autobus të njëjtë dhe në shumicën e rasteve takohej me shoferin e njëjtë.
Një ditë, në autobus, pasi e paguan biletën, shoferi ia kthen kusurin, por 20 centë më tepër se sa duhet.
Imami këtë gjë e heton pasi ishte ulur dhe i kishte numëruar paratë.Në vete kishte menduar: “A t`ia kthejë 20 centin shoferit, apo jo?” Por, një zë nga brenda i thoshte imamit: “Është një shumë qesharake dhe as që e intereson shoferin një cikërrimë e tillë.
Sido që të jetë, kompania e autobusëve fiton shumë para.Ato njëzet centë nuk i heton kompania”.
Imami mendon se këto para mund t`i fsheh dhe t`i konsiderojë sikur të ishin një dhuratë nga Zoti….Kur arrin tek stacioni, ku është dashur të zbres, imami ndërron mendimin dhe kur cohet për të dalë jashtë, shkon tek shoferi, ia kthen 20 centët dhe i thotë; “Kusurin ma kthyet më tepër se sa që duhej”.
Shoferi buzëqeshi dhe i thotë: “Ju duhet të jeni imami i ri i xhamisë, apo jo? Në fakt, kam pasur dëshirë të vijë në xhami dhe t`ju vizitoj, që të më mësoni për fenë Islame, andaj unë ato 20 centë ua dhashë me vetëdije.Desha të shoh se çfarë do të jetë reagimi juaj”.
Imami kur zbret nga autobusi fillon të mos i ndjejë këmbët e tij dhe për pak të humbiste vetëdijen.
Mbahet për një shtyllë dhe fillon që ta marë veten. Me lot në sy i thekson këto fjalë: “Allahu im, për pak do ta shitja Islamin për 20 centë!…..”
Mos harroni se edhe ju jeni nga ata që përfaqësoni fenë në jetën tuaj të përditshme, andaj duhet të keni shumë kujdes se si veproni.
Sepse, një gabim i juaj mund t`i reflektohet Islamit si fe, tek ata persona që nuk e dinë Islamin.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button