Magazina
Haradinaj: Me qeverine time Presheva do te avancohet dhe trajtohet me ndryshe…
Kryeu i Aleancës për ardhmërinë e Kosovës dhe i nominuari për kryeministër nga blloku LDK-AAK-NISMA z. Ramush Haradinaj në një intervistë për “Presheva Jonë” ka folur rreth situatës së krijuar së fundi dhe problemeve të shfaqura të cilat po e pamundësojnë funksionimin dhe krijimin e qeverisë së re nga Koalicioni pas-zgjedhorë LDK-AAK-NISMA.
Duke e vlersuar situatën aktuale të krijuar në Kosovës, pas zgjedhjeve z.Haradinaj ka thënë se “Me koalicionin LDK-AAK-NISMA si dhe pakicat po bëjmë përpjekje maksimale që ti fitojmë sa më shumë kohë Kosovës, Republikës së Kosovës iu është dëmtuar jo pak demokracia këtë e ka dëshmuar së fundi edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ne jemi duke bërë përpjekjet maksimale që Kosovës dhe qytetarëve tu japim një standard të ri të jëtësës, demokracisë dhe të funksionimit të shtetit”
Sipas tij “Ne jemi të përkushtuar që të kthejmë besimin e gjithe qytetarëve tek institucionet e Kosovës, të vendosim funksionimin e shtetit juridik, duke nxitur dhe avancuar zhvillimin ekonomik në Kosovë. Arsimi, shëndetësia dhe resorët e tjerë do të jene po ashtu prioritet që nga dita e parë e Qeverisjes sone..”
Ne kete bisede per Presheva jone z.Haradinaj ka folur edhe per mediat dhe lirine e shtypit. “Gazetaret ne Kosove gjate qeverisjes sime do te verpojne lirshem, pa diktakte dhe mediat do te jene partnere ne luften kunder korrupcioit dhe luftes se krimit te organizuar per te permirsuar imazhin jo vetem te Kosoves, por edhe te gazetarise kosovare…” ka thënë nder tjera Ramush Haradinaj, i nominuari për kryeminstër nga radhët e LDK-AAK-NISMA
Se sa po gjejnë përkrahje tek faktori ndërkombëtarë koalicioni pas zgjedhur z. Haradnaj theksoi se “po e shohim një entuziazëm edhe tek ndërkombëtarët që vendit ti jepet një frymë e re e reformave, kthimin e normalitetit në vend për të cilën qytetarët aq shumë kanë nevoj”
Dhe për fund z. Haradinaj ka folur edhe për situatën në Luginën e Preshevës ku ka thënë se situata atje është mjaftë e rënduar por se me qeverisjen “Haradinaj” gjërat do të ndryshojnë “Natyrishtë se efekti i këtij koalicioni që do ti marrë frerët e shtetit të Republikës së Kosovës do të shihet edhe në Luginën e Preshevës, jo si më parë vetëm formalishtë dhe me përmbajtje dekorative por në esencë e thelb duke pasur impakt direkt tek qytetarët atje në drejtim të përmirësimit të jetrave të tyre. Me nje fjlae, me qeverine tima Lugina e Presheves do te trajtohet me ndryshe jo sikur deri me tani” ka përfunduar Haradinaj.