Magazina
Humbin jetën dy vogëlushet nga goditja e trenit në Drenas
Dy vajza të mitura (njëra 11 e tjetra 13 vjeçare), kanë humbur jetën, pasi janë goditur nga treni, i cili qarkullonte në linjën Fushë Kosovë-Ferronikel.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se policia me ta marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktimat janë dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Drenas dhe se nga ana e mjekut kujdestar, është konfirmuar se të dy vajzat ishin pa shenja jete.
Borovci thotë se policia aktualisht është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, për t’i hetuar rrethanat, që kanë ardhur deri te ky aksident.