Magazina

Ia preu kokën kobrës, pas 20 minutash ajo e vrau

Kuzhinieri i njohur kinez, Peng Fan ka vdekur derisa po përgatiste një ushqim nga mishi i gjarprit helmues kobra. Ai e ka humbur jetën pasi koka e prerë e kobrës e kishte kafshuar dhe ia kishte injektuar helmin  vdekjeprurës.
Si transmetojnë mediet kineze, Fan e kishte nisur përgatitjen e specialitetit si rëndom, duke ia prerë kokën kobrës.
Mirëpo, kur ai pas 20 minutave e kishte kapur kokën për të hedhur në mbeturina, koka e prerë e gjarprit helmues e ka kafshuar dhe ia ka lëshuar helmin e vet të fuqishëm. Policia bëri me dije se kuzhinieri Peng Fan vdiq para se të arrinte në spital, ku sipas të gjitha gjasave do t’ia shpëtonin jetën me dhënien e serumit kundër helmit.
Eksperti Jang Hong Çang, i cili merret me hulumtimin e gjarpërinjve tash e 40 vjet, tha se të gjithë reptilët (zvarranikët) mund të funksionojnë edhe një orë të plotë pasi t’iu pritet një pjesë e trupit, ose madje edhe tërë trupi.
Është krejtësisht e mundshme që koka ka funksionuar ende dhe e ka kafshuar kuzhinierin në dorë. Ndonëse gjarpri ishte i mbytur, reflekset e tij ende kanë punuar. Kjo do të thotë që gjarpërinjtë mund të kafshojnë dhe ta lëshojnë helmin e tyre edhe pasi t’iu jetë prerë koka”, sqaroi Hong Çang.
Helmi që e lirojnë kobrat shkakton ngufatje dhe paralizë, kurse në rast të arritjes së tij në sy, personi verbërohet menjëherë.
Ka pasur raste kur koka e prerë e një gjarpri ka kafshuar dhe ka tentuar të përpijë edhe trupin e vet.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button