Magazina

Interesi ynë kombëtar Shqipëria dhe trojet tona shqiptare

Myftiu i Qarkut të Shkodrës, Imam Muhamed Sytari thotë se, ngjarjet e fundit në Irak, Siri dhe vendet e tjera në konflikt diktojnë nevojën për një ndërhyrje të forcave të vullnetit të mirë, për rikthimin e paqes.
Myftiu Sytari tha se është e dështuar çdo përpjekje për të futur tek shqiptarët një frymë radikale për islamin.

“Unë them përherë se asnjë përpjekje dhe asnjë tendencë, sado dashakeqe që të jetë, për ta prezantuar Islamin ashtu siç nuk është, është një përpjekje e dështuar. Ne themi përherë se feja islame, po t’i referohemi Kuranit Famëlartë, traditave të Profetit Muhamed (a.s), qëndron mbi çdo përpjekje dështake të kujtdo për ta zbritur bukurinë dhe mirësinë e Islamit në nivele jo të dëshirueshme dhe jo të pranueshme për njeriun. Në Kuranin Famëlartë ne urdhërohemi që, kush shpëton një jetë njeriu është si të ketë shpëtuar tërë botën. Kësisoj, çdo tendencë, çdo përpjekje për ta prezantuar një grup apo një tjetër si përçarës apo tendencioz për të përhapë një frymë radikale ose që nuk lidhet me Islamin, e përsëris, është një përpjekje e dështuar.
Normalisht, ne nuk gëzohemi për realitetet e ditëve të fundit në Kosovë dhe në vendin tonë, por ne lutemi, themi përherë dhe ofrojmë besimtarët që të distancohen nga çdo lloj përpjekje që sadopak ndikon në prishjen e imazhit të Islamit, por edhe në prishjen e imazhit tonë kombëtar. Interesi ynë kombëtar është për të dëshmuar njerëz të pjekur, njerëz që i shërbejnë vendit të tyre, fesë së tyre dhe, nëpërmjet shërbimit ndaj fesë dhe imazhit të Islamit, ne i shërbejmë më së miri edhe interesit tonë kombëtar.
Interesi ynë kombëtar është që Shqipëria dhe trojet tona shqiptare, të interesohen për problemet e tyre, për hallet e tyre, për shqetësimet që kanë në ekonomi, në problemet me fenë dhe shumë të tjera dhe jo të kemi trazira ose shqetësime që na largojnë vëmendjen nga interesat kapitale të vendit tonë”, tha ai për Zërin e Amerikës.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button