Magazina

Ja cilat sëmundje trajton Shega

Hulumtuesit në Britani kanë zbuluar që një përbërës i shegës mund të ndihmojë në ngadalësimin e përparimit të sëmundjes së Alzheimerit dhe Parkinsonit. Përbërësi i quajtur ‘punicalagin’, që njëherësh është polifenol, ndikon në ngadalësimin e shfaqjes së simptomave si dhe zvogëlon pezmatimet të cilat shoqërojnë këto sëmundje.
 Tani, shkencëtarët nga Universiteti i Hadersfilldit në Britani kanë filluar fazën e hulumtimeve për zhvillimin e ilaçit që do të trajtonte neuro-pezmatimin.
Të paktën 44.4 milionë njerëz në botë vuajnë nga demenca, si pasojë e sëmundjes së alzheimerit. Tani, kur ilaçi për këtë sëmundje nuk është gjetur ende, ekipi hulumtues, i udhëhequr nga Dr. Olumayokun Olajide, rekomandon konsumimin e lëngjeve që janë të përbërë 100 për qind nga shega, pasi që përmes këtyre lëngjeve do të zvogëlojnë pezmatimet.
‘Ne e dimë që konsumimi i rregullt i shegës i sjellë shumë përfitime shëndetit tonë, në mesin e të cilëve edhe zvogëlimi i neuro-pezmatimeve, të cilat janë të lidhura ngushtë me demencën’, ka thënë mes të tjerash Dr. Olajide.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button