Magazina
KOLONIA ARTISTIKE “PA KUFI”, NUK HARRON PRESHEVËN
Galeria Qahili, me përkrahje të Ministrisë së Diasporës, do të organizojë edicionin e parë të Kolonisë Artistike në Luginë të Preshevës.
Objektivi i këtij projekti, sipas një komunikate të Galerisë Qahili, është promovimi i bashkëpunimit në mes të artistëve të trojeve ku jetojnë shqiptarët. Po ashtu, me këtë tentojnë të fusin artin në jetën e përditshme të qytetarëve si dhe integrimin e shoqërisë së luginës në pjesën tjetër shqiptare dhe më gjerë që mos të ndjehen të harruar.
Në këtë aktivitet kulturor do të marrin pjesë 24 artist nga të gjitha trevat shqiptare, me ç’rast me 22 Gusht 2014, në ora 17:00, do të bëhet ekspozita përmbyllëse me punët e krijuara gjatë këtyre ditëve