Magazina

Kosovari bën 10 ditë pushime në Durrës, zhduket pa paguar hotelin

Një 36-vjeçar kosovar, i cili prej vitesh jetonte në Zvicër kishte zgjedhur Durrësin për të kaluar pushimet. Mirëpo pasi qëndroi për rreth 10 ditë në një hotel u zhduk pa shlyer pronarin për shërbimin.
Ka qenë vetë pronari i hotelit A.K, 36 vjeç, banues në Xhafzotaj i cili denoncoi sot në policinë e Durrësit, shtetasin kosovar S.P., 36 vjeç. Sipas denoncimit, kosovari kishte qëndruar 10 ditë në hotelin e A.K., në lagjen nr.13 Plazh Durrës dhe sot ishte larguar pa paguar detyrimin. 
Pronari i hotelit dhe pushuesi kishin rënë dakord që pagesa të shlyej në përfundim të pushimeve, por 36-vjeçari është larguar pa shlyer detyrimet e qëndrimit në hotel. Policia tha se është shpallur në kërkim shtetasi kosovar

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button