Magazina

Kroacia refuzon të loboj për Serbinë në BE, ndihmon Kosovën

Disa ligjvënës në Parlamentin Evropian kanë kritikuar Kroacinë, për shkak se ajo nuk është e interesuar për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.
Kështu, në delegacionin e Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me vendet jashtë BE-së, veçanërisht me Serbinë, nuk ka asnjë përfaqësues kroatë.
Serbia është i vetmi vend në rajon, në delegacionin e të cilit nuk është asnjë deputet kroatë.
Në anën tjetër, pothuajse gjysma e komitetit që merret me çështjen e pranimit të Bosnjë dhe Hercegovinës përbëhet nga deputetë kroatë.
Megjithëse nuk ka komision të veçantë për Kosovën, ligjvënësit që janë angazhuar për rastin e Bosnjës, do të trajtojnë edhe çështjen e Kosovës, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq në delegacionin e Serbisë kryesisht do të jenë përfaqësues nga Sllovenia, Hungaria, Bullgaria dhe vende të tjera fqinje.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button