Magazina

Lokalet e natës në Bujanoc në shënjestër të policisë

Në orët e mbrëmjes të së premtës policia në bashkëpunim me inspektorët kanë ndërmarrë një aksion të gjerë në qytetin e Bujanocit, në kërkim të ilegalitetit nëpër lokalet e natës, kazinot dhe bastoret.
Aksioni në të njejtën kohë është ndërmarrë në disa lokale ku dyshohet për aktivitet jo të ligjshëm dhe striptiz-bare në qytetin e Bujanocit. Akoma nuk është knfirmuar nga organet e punëve të brendshme për arrestime të mundshme, por dëshmitarët okularë thonë se, një akison i tillë me përmasa të tilla ka kohë që nuk është ndërmarrë nëpër lokalet e natës në Bujanoc. Mësohet se disa nga kazinot e qytetit me kohë i kanë mbyllur dyert dhe për klientët e tyre sonte do të jetë pushim, ndërkohë që policia dhe inspektorët edhe kësaj radhe në shënjestër i kanë patur lokalet shqiptare, në hyrje të rrugës së kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button