Magazina

Më 1 Shtatorë nxënësit shqiptarë të Luginës do të protestojnë

Liderët politik të Preshevës dhe Bujanocit për herë të parë dalin me qëndrim të përbashkët rreth pakënaqësive lidhur me tekstet mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë të Luginës, në këtë drejtim i të njejtit mendim është e KNSH.
Gjatë takimit të mbajtur sot në Bujanoc liderët politik dhe drejtorët e shkollave shqipe të Bujanocit dhe Preshevës kanë dalë me qëndrim të përbashkët se, me 1 Shtatorë e hënë, me fillim prej orës 10 deri në ora 12 nxënësit shqiptarë para objekteve te tyre shkollore, si ato fillore edhe të mesme do të protestojnë në shenjë pakënaqësie lidhur me tekstet shkollore në gjuhën shqipe. Spektri politik si asnjëher më parë pas përfundimit të këtij takimi që të gjithë një zëri deklaruan se deri tek zgjidhja e këtij problemi me këmbëngulje do të kërkojmë të drejtat e pakicave nacionale sikurse edhe serbët në Kosovë. Gjatë kësaj proteste ftohen që nxënësve dhe mësimdhënësve ti bashkangjten edhe prindërit. Të pyetur se, edhe pas mbajtjes së kësaj proteste nuk do të vijë deri tek zgjidhja e problemit si i pret shtatori nxënësit? Kryetai i komunës së Presheveës Ragmi Mustafa thotë se, padyshim se do të fillohet mësimi me tekstet e mëparme, ndërkaq Jonuz Musliu shprehet se, edhe më tej do të vazhdojmë me kërkesat tona të cilat na tokojn. Problemi i teksteve shkollore në gjuhën shqipe po përsëritet çdo fillim viti shkollor dhe nxënësit janë ata të cilët bartin mbi supe se, ku të mësojnë ku të orientohen nuk dijnë se cilës libër ti kushtoj më shumë rëndësi, andaj mbetet me shpresë që zëri politik dhe zëri i nxënësve të jet ai që do të zgjidh njëher e përgjithmon këtë problem.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button