Magazina

Mijëra qytetarë përcollën trupin e të ndjerit Sami Shabanit

 © Kjo eshte Presheva Jone!
23 vjeçari Sami Shabani nga Gosponica por me vendbanim ne Presheve sot është përcjell për në banesën e fundit, në varrezat e Preshevës.

Në varrimin e të riut pas namazit të drekës morën pjesë familjarë, shokë, miq, dashamirë e qytetarë të shumtë, të cilët kishin njohur të riun dhe dëgjuar për tragjedinë e tij.
I ndjeri Sami Shabani kishte ndërruar jetë të martën rreth orës 14:30 në momentin kur ishte duke notuar në Pendën e Rahovicës.

Shabani kishte shkuar për tu freskuar tek penda ku papritmas dhe është fundosur dhe ka gjetur vdekjen.
Me të marr lajmin e hidhur, tek penda e Rahovicës kishte dalë edhe babi i të ndjerit, i cili kishte shpjeguar se djali kishte lënë ushqimin e shtruar për t’u freskuar në liqe.
“E la sofrën e shtruar dhe u nisë rrugës. Këtu e paska pas exhelin djali im”, ka thënë prindi me lot në sy.
Penda e Rahovicës njihet ndër vite si liqe që ka marrë shumë jetë të të rinjve të komunës së Preshevës.
Ky lajm ka tronditur qytetarët në gjithë Luginën e Preshevës të cilët kanë lëshuar një mori mesazhesh ngushëllimi për familjen Shabani.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button