Magazina

Mjekimet natyrale kundër dhimbjes së dhëmbit

Dhimbja e dhëmbit është nder më të fortat dhe më të padurueshmet. Dentisti është ai që iu jep ndihmën më të mirë, por në pamundësi të tij ja disa mjekime natyrale.
Në shumicën e rasteve dhimbjet e forta të dhëmbit ndodhin gjatë natës, kështu që është e pamundur që të shkosh të marrësh mjekim tek dentisti. Për këtë arsye të gjithë duhet të kenë në shtëpitë e tyre disa mjekime natyrale që mund ta qetësojnë këtë dhimbje të paktën deri në mëngjes.

Akulli

Ndonjëherë dhimbja e dhëmbit shtohet nga ushqimet apo pijet e ngrohta. Në këtë rast duhet të vendosni një cope akulli në zonën e prekur.

Propolisi

Propolisi është thuajse një antibiotik natyral. Ai mund të vendoset direkt tek dhembi i që dhemb.

Kamomili

Kamomili qetëson gjithçka. Hidhni disa pika tek dhembi dhe tek mishi i dëmtuar ose mbani pak lëng ne gojë. Përsëriteni këtë tre herë në dite.

Rrënjët e xhenxhefilit

Vendosni pak nga rrënja e xhenxhefilit (pa lëkurë) tek dhembi dhe kafshojeni me kujdes.

Hudhra

Hudhra është një alet i mirë kundër dhimbjeve të dhëmbit. Kafshoni një copë të saj me anë të dhëmbit që ju dhemb dhe do e shihni që dhimbja do qetësohet shpejt.

Shpëlani gojën

Shpëlarja e gojës me uthull molle apo me ujë të kripur do ju ndihmoje në qetësimin e dhimbjes.

Eukaliptus

Zieni 15 gram gjethe eukaliptusi në 1 litër ujë për 5 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Me pas shtojini dy pika vaj karafili dhe dy vaj mire. Mbajeni këtë në frigorifer dhe hidheni tek dhembi kur keni dhimbje.

Mjalti

Është po ashtu një shërues i dhimbjes së dhëmbit. Ai i fushës është më aktivi kundër kësaj dhimbje. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button