Magazina

Në aksin rrugorë Han-Preshevë, brenda një muaji 20 aksidente

Në aksin rrugor Vlladiçin Han e deri në kufi me Maqedoninë kanë ndodhur 20 aksidente, kurse nga ana policore janë regjistruar 620 shkelje të rregullave të komunikacionit. Policia me vetura speciale dhe teknologji moderne incizojnë dhe përcjellin veturat nëse vijnë re ndonjë shkelje.
Për një muaj e gjysmë në rrugën prej Vlladiçin Hanit deri në vendkalimin kufitarë në Preshevë kanë ndodhur rreth 20 aksidente trafiku, ndërsa policia ka zbuluar 620 shkelje të rregullave të komunikacionit. Për këtë arsye është shtuar kontrollimi I trafikut kurse veturat në lëvizje I kontrollojnë edhe policët civil. Ata vendosin rregulla në rrugë parandalojnë dhe dënojnë çdo thyerje të rregullave të komunikacionit. Këta polic ne vetura speciale dhe teknologji moderne incizojnë dhe përcjellin veturat nëse vijnë re ndonjë shkelje. Më pas me një porosi të qartë që mundë të shihet në pjesën e pasme të veturës e ndalin vozitësin në një vend të sigurt, thotë Tomisllav Spas kreyshef i policisë së trafikut në Vranjë. Tejkalimi i shpejtësisë dhe tejkalimi në vi të plotë janë rastet më të shpeshta të shkeljeve që kanë zbuluar policët në fjalë. Për një muaj e gjysmë policia e Vranjës ka zbuluar 620 shkelje. Kemi zbuluar me 38 raste shkelje të rënda siç është tejkalimi në vijë të plotë I tri e më tepër veturave thotë Spasiq. Në rrugën prej Vlladiçin Hanit deri në vendkalimin kufitar në Preshevë prej një Korriku kanë ndodhur rreth 20 aksidente , ku kanë humbur jetën 4 persona e 21 të tjerë janë lënduar. Kontrollimi I shtuar I komunikacionit do të zgjasë deri n ë fund të Shtatoeir.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button