Magazina

Në Gjilan arrestohen dy shqiptarët nga Lugina me 23 kg marihuanë

Me 29.8.2014 rreth orës 12:30 Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik njësia në Gjilan në rajonin e Gjilanit ka realizuar një operacion policor me ç’ rast ka arrestuar dy persona të dyshuar me dyshimin e bazuar së të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, Posedimi, shpërndarja e paautorizuar i substancave narkotike, dhe psikoktropike”.
Personat e arrestuar janë N.M. i lindur me 1973,  M. M i lindur me 1979
Operacioni policor ka filluar kur zyrtaret policor gjatë një pike kontrolle kanë ndalur vetura Audi 80 me ngjyre e gjelbër me targa të Serbisë dhe gjatë kontrollimit të veturës në bagazhin e veturës janë gjetur 20 paketime të mbështjella me ngjitës të dyshuar me substance narkotike.
Kontrolli i veturës ka vazhduar dhe tek motori i veturës është gjetur dhe konfiskuar edhe 1 paketim me substance narkotike. E gjithë kjo sasi e substancës narkotike që sipas testimit fushore rezulton të jete e llojit marihuanë pas peshimit ka rezultuar të jetë 23 kilogram e 485.2 grame.
Lidhur me rastin në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe këto dëshmi.
• Një veturë Audi 80 me ngjyre e gjelbër
• 300 € (Treqind euro )
• 17.090 Dinar te Serbisë
• 2 Telefona Mobile .
Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rastë janë kryer me autorizim të prokurorit kompetent dhe të dyshuarit janë ndalur në mbajtje për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera hetimore njoftoj policia e Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button