Magazina

Në Kosovë 192 milionë euro importe nga Serbia, për shtatë muaj

Serbia zë vendin e parë për importet e Kosovës për muajt Janar – Korrik të vitit 2013/14.
Nëse krahasojmë periudhën janar – korrik të vitit 2013/14 shohim se importet nga Serbia kanë pësuar rritje drastike diku rreth 34.07%, apo në euro diku rreth 48 milion e 828 mijë e 510 euro.
Gjatë kësaj periudhe 7 mujore të vitit 2013, Kosova kishte importuar nga Serbia mall në vlerë prej 143 milion e 323 mijë e 055 euro.
Kurse në të njëjtën periudhë por gjatë vitit 2014, Kosova ka importuar nga Serbia mall në vlerë prej 192 milion e 151 mijë e 566 euro. Këto të dhëna të Doganës së Kosovës tregojnë se rreth 48 milion e 828 mijë e 510 euro gjatë këtij viti ka pasur rritje.
Importit nga Serbia në Kosovë madje nuk munden të ja kalojnë edhe 3 shtetet më të forta të Bashkimit Evropian nëse ua bashkojmë shifrat. Shteti i dytë që eksporton mallra në Kosovë është Gjermania me vlerë prej 148 milion euro. Pas tyre janë Turqia me 132 milion ku lenë pas Italinë me 104 milion dhe Kina renditet e 5-ta me eksport në Kosovë me vlerë prej 106 milion euro.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button