Magazina
Në Preshevë e Bujanoc, mirë se vini ne vendin e prostitutave Serbe!
Në Bujanoc dhe në Preshevë, në natën ndermjet 12 dhe 13 gushtit, policia serbe në pesë lokale hotelerie ka zbuluar 32 gra për të cilat dyshohet se merreshin me prostitucion.
Në mesin e femrave nga Beogradi, Novi Sadi, Nishi, Bujanoci, Loznica, Aranxhelovci, Smedereva, Pançeva, Paraçini, Trsteniku, Rashka dhe Zrenjanini, pa dokumentacion kanë punuar edhe dy shtetase të Shqipërisë dhe një maqedone, raportojnë mediat serb.
“Është fshehtësi publike që në klubet dhe baret që gjenden në territorin e Preshevës dhe Bujanocit me vite të tëra zhvillohet prostitucioni. Vajzat të moshës nga 20 deri në 30 vjeç ofrojnë shërbime seksuale nga 20 deri në 50 euro”, shkruan Blic