Magazina

Në USHT, prej 19-22 gusht 2014, do të zhvillohet KONKURSI për regjistrimin e studentëve

Në USHT, prej 19-22 gusht 2014, do të zhvillohet KONKURSI
për regjistrimin e studentëve në ciklin e parë të studimeve në programet studimore të Universitetit Shtetëror të Tetovës në vitin akademik 2014/15.
Dokumentet për aplikim dhe regjistrim
1. Fletëaplikim (merret në hapësirat e Universitetit)
2. Dëftesa origjinale nga shkollimi i mesëm
3. Diplomë për kryerjen e shkollës së mesme
4. Certifikatë nga libri amzë i të lindurve
5. Certifikatë për nënshtetësi
6. Vërtetim për pagesat e:
a) 1050 denarë në xhiro-llogarinë e Universitetit: në emër të taksave administrative.
b) 600 denarë mjete plotësuese për secilën lëndë të cilës kandidatët do ti nënshtrohen për provim pranues të theksuar në Listën shtesë-1, të Programit studimor përkatës, ku është paraparë provimi pranues: në emër të Komisionit për verifikimin e njohurive dhe aftësive dhe intervistimit (për programet në gjuhën angleze)

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button