Magazina
Nëna tregon fotografinë e djalit – ‘Ja çfarë të bënë droga’
Për një javë do të festonte ditëlindjen e 22-të, por shaku i mbidozës, ai vdiç.
Kealan Burke ishte në vitin e dytë në Universitetin Ulster në Irlandë, kur mbeti në shtrat, pasi abuzoi me heroinë dhe metadon.
Kur ishte 17 vjeç, ai kishte filluar të tymoste marihuanë, ndërsa kjo shprehi e tij e përdorjes së substancave dehëse, filloj të rritej çdo ditë e më shumë.
Në natën kritike, pasi kishte marrë disa doza heroinë dhe astazi, studenti kishte marrë edhe qetësues Diazepam.
Kjo sasi e pakontrolluar, e kishte lënë atë pa ndjenja, për një vit.
“Nuk lëvizte, nuk mund të hante apo të pinte, nuk dëgjonte dhe nuk shikonte” ka thënë nëna e djaloshit Teresa Burke.
“Për një vit ai ka qenë i shtrirë pa ndjenja dhe për të janë kujdesur mjekët” ka shtuar Teresa, ndërsa ka shtuar se ‘kjo gjë e ka terorizuar tërë familjen’.
Në mënyrë që këtë gjë mos të përjetojnë fëmijët dhe familjarët e tyre, ajo ka vendosur të tregoj këtë fotografi, në momentet e fundit të jetës së djaloshit.