Magazina
Një serb fyen dhe kërcënon turistët shqiptarë në Ulqin: Do t’ju vras!
Jeta e natës në bregdetin e Ulqinit është ndër më të mirat në rajon, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur para dy netësh.
Një shtetas nga Serbia i cili ishte nën ndikim të alkoolit ka shqetësuar turistët shqiptarë dhe të huaj duke bërë gjeste të pahijshme në korzon rreth plazhës së vogël në Ulqin.
Gazetari i Indeksonline , i cili ishte në vendin e ngjarjes raporton se ky “pacient” nga shteti fqinjë nuk ndihej rehat deri sa dëgjonte këngët patriotike për Kosovën dhe UÇK-në.
Ai pandërprerë iu drejtonte turmës me fjalët: I kill you… (Do t’ju vrasë).
Por një gjë që bie në sy ishte edhe “mbyllja e syve” nga ana e policëve malazezë.
Ata (nuk) ishin të zot të arrestonin turistin serb pasi që ky i fundit prishi rendin dhe qetësinë.