Magazina

Nusja tetovare vdes ditën e dasmës: Fustani i nusërisë hidhet mbi arkivol

Një tragjedi e thellë familjare ka goditur sot familjen e Memetit nga lagja e Çarshisë së Epërme në Tetovë.
Kryefamiljari Memeti është dashur të përcjell vajzën e tij 23 vjeçare Arjetën, për nuse. Por, ai sot e ka përcjell për në banesën e fundit, pasi nuk ka arritur të vesh fustanin e bardhe të nusërisë.
Arjeta u nda nga kjo botë në orët e hershme të mëngjesit, dyshohet nga një sulm në zemër ose tru.
E gjithë ceremonia martesore ishte bërë gati. Dhëndri nga fshati Dobrosht i Tetovës sot ishte përgatitur që të marrë Arjetën nuse. Vdekja e saj ka tronditur jo vetëm familjarët, por mbarë Tetovën.
Arjeta është varrosur sot në varrezat e qytetit te Tetovës, ndërsa mbi arkivolin e saj është hedhur fustani i bardhë i nusërisë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button