Magazina
Penda e Rahovicës me infrastrukturë të re rrugore
Në Bashkësinë lokale të fshatit Rahovicës të komunës së Preshevës, qeverisja lokale ka filluar realizimin e projektit, asfaltimin e rrugës tek Penda e këtij fshati.
Ky projekt i cili financohet nga mjetet e buxhetit të komunës së Preshevës dhe ato të Trupit Koordinues është paraparë me planin investiv për vitin 2014, por për shkak të mos asfaltimit të tërësishëm të rrugës prej 1.600 në fazën e parë mjetet do të paguhen vetëm për 2/3 e vlerës së përgjithshme.
Kryetari komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka thënë se nga 29 milion dinarë të parapara për këtë projekt pagesa do të bëhet tash prej 18 milionë dinarë, ndërsa vitin e ardhshëm kur të përfundojë i tërë projekti do të kryhen edhe obligimet e mbetura prej 11 milion dinarëve, raporton Titulli.
“Ky projekt do ti kontribuojë jo vetëm banorëve të fshatit Rahovicë, por qarkullimi do ti lehtësohet edhe banorëve të fshatrave të Karadakut si Gosponicë, Bukoc e Shoshajë e Epërme, e nga kjo do të përfitojnë edhe gjithë qytetarët e komunës së Preshevës që vizitojnë Pendën e Rahovicës, e cila viteve të fundit është duke marrë pamje moderne”, ka shtuar Mustafa.
Mustafa, duke ia uruar qytetarëve këtë rrugë apelon tek ata që vozitja të jetë e kujdesshme për shkak se kjo është një zonë malore dhe ka kthesa të shumta dhe disa prej tyre edhe të rrezikshme.