Magazina
Për herë të parë në histori, një grua fiton çmimin ‘Nobel’ të matematikës
Për herë të parë në histori, një grua ka fituar çmimin më të madh në matematikë, i quajtur ndryshe si çmimi ‘Nobel’ i matematikës.
Që në fillimet e konkursit në vitin 1936, medalja e nderit është fituar vetëm nga meshkuj, deri kur Maryam Mirzakhani e fitoi atë në Seoul, Korenë e Jugut, nga Bashkimi Ndërkombëtar i Matematikës.
“Është nder i madh. Jam e sigurt që në vjetët e ardhshme do të ketë shumë femra fituese”, tha ajo.
Ajo është një profesoreshë në universitetin e ‘Stanfrodit’.
Falë kontributit të saj në gjeometri, Mirzhakani i ka dhënë drejtim një fushe e cila konsiderohej tepër kaotike dhe e vështirë nga kolegët e saj.