Magazina
Për të kursyer paratë, shkon me tren në dasmën e saj
Para se të bënte betimin e martesës, nusja Leanne Cole, vendosi se duhej të shkonte në dasmën e saj me tren.
34 vjeçja e mori vendimin e pazakonshëm, ndryshe nga vajzat tjera që peferojnë makinat luksoze.
E veshur në fustanin e saj të martesës, dhe me grim, Leanne udhëtoi me tren nga shtëpia e saj, priti në stacion, hipi në tren për në vendin ku ishte ceremonia, sikurse të ishte një ditë e zaknshme e saj.
Planin e saj, pak e “prishi” e ëma e saj, e cila vendosi të stoliste trenin.
“Nuk mund të besoj që e bënë këtë për mua. Ishte fantastike. Nuk donim të paguanim makina të shtrenjta kur kemi shërbime kaq të mira dhe janë në buxhetin tonë”, tha nusja.
Njësoi veproi edhe dhëndri 29 vjeç, Andreë Corkery, duke zgjedhur një metodë jo të shtrenjtë.