Magazina
Përdoruesit vërejnë menjëherë ndryshimin e vogël në pamjen e Facebookut
Një ndryshim i vogël ka ndodhur në pamjen e rrjetit social, Facebook.
Më parë ikona e përdorur për njoftime, tregonte hartën e Amerikës në glob, ndërsa tani nëse ju futeni në Facebook nga Azia, Afrika apo Evropa do të shihet hemisfera lindore.
Edhe pse ky është ndryshim i vogël, nuk u ka ikur përdoruesve të Facebookut qe kanë parë menjëherë dallimin.
Facebook nuk ka njoftuar për këtë ndryshim të ikonës së globit por thuhet se ky është pjesë e planit që të personalizohet sa më shumë ky rrjet social.
Sidoqoftë ky ndryshim nuk është krejt i ri pasi që këtë, Facebook e kishte testuar edhe para dy vitesh.
Dallimin mund ta shikoni në foto: