Magazina

Piloti më i shpejtë në Botë është i verbër

Ka arritur deri në 323 km në orë duke vendosur kështu një rekord të ri botëror, 22 km në orë më i shpejtë se i mëparshmi.
Është tërësisht i verbër njeriu më i shpejtë në botë në drejtimin e një makine. Me këtë rekord, Mike Newman ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinnes, pasi ka përmirësuar rekordin e mëparshëm me 22 km në orë.
Sa i takon garës mund të thuhet se ai ka pilotuar si një shigjetë e vërtetë në pistën e Elvington në Britani, dhe i asistuar vetëm prej zërit të babait te tij, i cili i fliste përmes radios.
Edhe me parë Mike kishte arritur rezultate të mëdha në këtë drejtim duke arritur deri në 240 km në orë në bordin e një Nissan GT-R me një fuqi prej 1000 kuaj fuqi.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button