Magazina

Plagoset terroristi Lavdrim Muhaxheri

Lavdrim Muhaxheri është plagosur gjatë luftimeve në Siri. Lajmin e ka dhënë një shok i tij, i cili ka thënë se shpejt ‘luani’ do t’i kthehet frontit të luftës.
“Lavdrim Muhaxheri mirë është me shëndet është në shtëpi dhe nuk është në spita; . Allahu ia mundësoftë sa më shpejt të shërohet nga plaga e operacionit dhe të kthehet në front baskë me luanët tjerë”, ka shkruar shoku i Lavdrimit, Saleel Al Sawarim, shkruan Gazeta Express.
Ndryshe, Muhaxheri është shpallur në kërkim ndërkombëtarë pasi ai kishte publikuar fotot duke ia hequr kokën një fëmije në luftën në Siri. 
Ndërkohë, disa shokë të tij në Kosovë janë arrestuar në mesin e të cilëve edhe hoxha Zekirija Qazimi, i cili kishte qenë njëri ndër njerëzit kryesor në nxitjen e qytetarëve të Kosovës për të shkuar në Siri. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button