Magazina

Politikani zviceran për vrasjen e preshevarit: Ne kemi nevojë për më shumë të tilla!

Politikani i SVP-së, Jean-Luc Addor, njëherësh këshilltar i lartë në Parlamentin e Valisit, ka lëshuar një prononcim skandaloz në Twitter lidhur me vrasjen në xhaminë El-Hidaje të St.Gallen: «On en redemande! » «Wir brauchen mehr davon»: “Ne kemi nevojë për më shumë të tilla”, kishte komentuar politikani i SVP-së.
Mesazhi ironik që e kishte komentuar Addor në “Le Matin Dimanche” për ngritjen e islamit dhe emigracionit mund të ketë pasoja ligjore për të.
Fjalët e shkruara në Twitter nga deputeti i SVP/UDC-së, Jean-Luc Addor, kanë shkaktuar valë reaksionesh të zemëruara.
Këto fjalë shoqëronin një artikull që tregonte vrasjen e një njeriu në një xhami në St Gallen. “Ky mesazh ishte ironik dhe nuk bëj thirrje për asgjë. Unë vetëm doja të theksoj rrjedhimin/pasojat e ngritjes së Islamit dhe të emigracionit, me që të dyja janë të ndërlidhura”, thotë deputeti Addor në reagimin e tij.
Edhe pse ai pranon që e ka shkruar tepër shpejt, prapëseprapë atij nuk i vjen keq për mendimin e tij, e as për shkurtesat e tij. Njëherësh ne dimë shumë pak rreth kësaj vrasjeje: “Unë nuk kryej hetime, por duket se elementet që kam përmendur më herët gjenden rreth vrasjes”. Dhe, si përfundim, z. Addor rikujton se: “Këto gjëra ndodhin kur këta njerëz sjellin me vete problemet e tyre te ne”.
Sipas dispozitës penale, duke bërë thirrje për diskriminim racor, ai mund të dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
Martine Brunschwig Graf, kryetare e Komisionit Federal Kundër Racizmit (FCR), thotë se kjo deklaratë është në kufijtë e ilegalitetit. Një Tweet e tillë mund të ketë pasoja.
Ngase që një jurist i shkolluar dhe njëherësh avokat të lëshojë këso deklarata, është e pakuptueshme.
“Ai është një politikan dhe bartës i funksioneve shtetërore dhe t`i kalojë kështu kufijtë e legalitetit, kjo më ka tRonditur mua”, tha Graf, transmeton albinfo
Gjithashtu Hisham Maizar, president i Federatës së organizatave ombrellë islamike në Zvicër (FIDS), është e indinjuar nga mesazhi në Twitter i politikanit të SVP-së.
“Fakti që një akt i tillë ndodh në një xhami, është një goditje e madhe për ne myslimanët e Zvicrës”, tha ai.
“Nëse një person si Addor bën shaka në lidhje me një rast të tillë, nuk duhet të mbetet pa përgjigje”, thotë Maizar.
Në Shoqatën Islamike të Zvicrës (FIDS) po mendojnë për të ndërmarrë veprime ligjore kundër Jean-Luc Addor.
Addor thotë se nuk pendohet shkaku i deklaratës dhe se ajo është keqinterpretuar.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button