Magazina

Rrufeja vret mbi 150 dele në Viti

Sot rreth orës 16:10 në fshatin Debelldeh të Vitisë, si pasojë e goditjes së rrufesë është lënduar një qytetarë si dhe janë vrarë 150 dele.
Kryetari i Këshillit të fshatit Debelldeh, Zymri Ilazi, ka thënë se goditja e rrufesë ka ndodhur në dy vende të ndryshme në fshat. Fillimisht si pasojë e goditjes së rrufesë është lënduar qytetari Mehmet Rrahmani, kurse disa metra më larg rrufeja ka goditur delet e të vëllait të Mehmetit, Kadri Rrahamanit, ku si pasojë e kësaj goditje kanë ngordhur mbi 150 dele.
Mësohet se qytetari i lënduar pas marrjes së ndihmës së parë në qendrën emergjente në Viti, është transferuar në spitalin e Gjilanit, ku pas trajtimit të mjekëve specialistë është lëshuar për kurim të mëtejmë në shtëpi. Rastin, për korrespodentin e Kohës Ditore në Viti e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes.
Në vend-ngjarje kanë dalë edhe inspektorati i veterinarisë si dhe përgjegjësit e shërbimeve publike.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button