Magazina
Shqiptari nga Rahovica vritet në xhami, dyshohet për hakmarrje
Në xhamin “El Hidaje” në lagjën Winkeln, St-Gallenit ka ndodhur një vrasje ku siç raportohet ka mbetur i vrarë 50 veçari nga fshati Rahovicë i Preshevës.
Ku një 50 vjeçar vrau me 5 plumba një shqiptar po tënjetës moshë për hakmarrje ngase ia paska vra vëllaun”.
Bëhet fjalë për një ngatërresë familjare që kishte filluar para 20 vjetëve.
Vrasësi nuk ishte xhamt i rregullt i xhamisë “El Hidaje”. Ai kishte ardhur për të marrë hakun nga regjioni i Sargans-it të Zvicrës. Ku sipas disa informatave që kanë arritur në faqen Kjo është Presheva Jonë!, i dyshuari është nga fshati Raincë.
Akti makabër ka tmerruar besimtarët e pranishëm që ishin duke e kryer namazin e Xhumas.
Rastin e ka konfirmuar edhe policia. Në një xhami në lagjën Winkeln St-Gallenit gjatë një shkëmbim zjarri që ishte dëgjuar të premten ka mbetur i vdekur një person.
Një patrullë policore arriti disa minuta më vonë në vendin e ngjarjes dhe takuan një njeri me një pistoletë, ka thënë zëdhënësi, Gian Andrea Rezzoli. Policia nuk ka dhënë më shumë detaje për shkak të hetimeve.