Magazina

Spiunazhi i shqiptarëve i zbuloi forcat guerile shqiptare, pas tradhtisë së 1997-ës

Në fshatin Pobergjë Sali Çekaj ishte në lidhje farefisnore me familjen Tolaj, të cilët i kishte tezakë.
Më të rinjtë e kësaj familjeje dhe të tjerëve përreth në fshatin Pobergjë u formua njësia e parë e UÇK-së në të cilën ishin të përfshirë njëmbëdhjetë të rinj nga familjet Tolaj e Tahiraj të fshatit Belg të komunës së Deçanit, shkruan Botasot.
Familjet e rezistencës nga fshati Broliq në krye me komandantin legjendar Sali Çekaj, vëllezërit Samiu, Saim dhe Ismet Tahiraj nga fshati Beleg, të familjes Tolaj nga Pobergja, dhe familja Ferizaj nga fshati Kodrali, të cilët ishin në lidhje të ngushtë familjare, shumë muaj e vite bashkërisht me besnikërinë më të madhe në të gjitha aksionet që i organizuan dhe u kryen kundër forcave policore në komunën e Deçanit dhe të Rrafshit të Dukagjinit patën një jehonë të madhe në Kosovë, në Serbi dhe në ish-Jugosllavi.

Ja si i shpëtuan armët nga bastisja!

Besnikërinë e madhe mes grupeve të rezistencës në krye me të madhin Sali Çekaj më së miri e shohim nga aksionet e shumta që i kryen me sukses kundër forcave policore dhe ushtarake që nga kufiri shqiptaro-shqiptar, në komunën e Deçanit dhe në Rrafshin e Dukagjinit, të cilat për një kohë të gjatë nuk u zbuluan.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button