Magazina
Të gjithë përdoruesit e Facebook duhet të shkarkojnë Messenger
Facebook që nga dita e sotme ka futur në funksion që përdoruesit në të gjithë botën duhet ta shkarkojnë aplikacionin e saj Messenger. Facebook ka filluar të njoftojë përdoruesit që tani e tutje nuk do të kenë mundësi të dërgojnë mesazhe në Facebook në pajisjet Android dhe iOS.
Disa përdorues evropianë janë njoftuar se kanë dy javë kohë për të shkarkuar aplikacionin Messenger para se Facebook të tërheqë tabin e bisedës. Nga eksperimentet e kryera rezultoi që aplikacioni për mesazhe Messenger ishte i dobishëm për përdoruesit, prandaj kompania do që të gjithë përdoruesit tani të përdorin këtë aplikacion.
TechCrunch njoftoi se përdoruesit e internetit në pajisjet mobile, në iPad, kompjuterë, në pajisjet Windows Phone, Paper do të kenë mundësi të dërgojnë mesazhe nëpërmjet aplikacioneve kryesore ose faqeve të Facebook-ut, ndërsa përdoruesit e iPhone-ve dhe pajisjeve Android do të duhet të shkarkojnë aplikacionin Messenger para se veçoria e bisedës të mos funksionojë më në aplikacionet kryesore të Facebook-ut. Facebook do t’u dërgojë mesazhe elektronike përdoruesve për t’i njoftuar rreth planeve të saj të ardhshme.
Qëllimi i kompanisë është që të përhapin sa më shumë aplikacionin Messenger, si dhe t’u japin mundësinë përdoruesve që të navigojnë më shpejtë në internet.