Magazina
Tentim trafikimi të narkotikëve në rrobat e brendshme
Në vendkalimin kufitar të Preshevës policia ka arrestuar dy shtetas të Serbisë tek të cilët janë gjetur ekstazi, marihuanë dhe amfetamin.
Policia sot ka ndaluar shtetasit të Serbisë tek të cilët janë gjetur 167 tableta ekstazi, 9 gram marihuanë dhe 57 gramë amfetaminë që i kishin fshehur në rroba e brendshme.
Sic njofton dogana, droga ishte gjetur gjatë kontrollimit të detajuar të udhëtarëve që po udhëtonin me veturë të tipit BMW dhe po kalonin nga Serbia në Maqedoni.
Gjatë kontrollimit të udhëtarëve, në rrobet e brendshme janë gjetur droga e fshehur.