Magazina

Tërrnocasi gjendet i vdekur ne Hotelin “Kristal” në Gjilan

B. B. nga fshati Tërnovc i Madh, shtetas i Serbisë është gjetur i vdekur në banjone e hotelit ‘Kristal’ në Gjilan. Ai dyshohet se ka vdekur nga përdorimi i substancave narkotike. Zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka njoftuar se nga një punëtori i hotelit ,”Kristal“ në Gjilan sot në mëngjes është gjetur në banjon e hotelit një person i shtrirë dhe menjëherë është lajmëruar policia. Me të pranuar informatën për rastin njësitet e hetimeve Rajonale kanë njoftuar organet e Prokurorisë dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ka bërë të ditur, Hashani. “Së bashku me krim-teknikën në lokacionin e hotel ,,Kristalit” në bodrum në tualet është gjetur i shtrirë viktima dhe afër trupit të tij janë gjetur disa gjësende si: dëshmi që dyshohet të jenë substanca narkotike”, ka thënë Hashani.Sipas tij, në rrobat e tani të ndjerit është gjetur letërnjoftimi që dokumentohet se ishte shqiptar B. B. (1975) nga fshati Tërnovc i Madh, shtetas i R. Serbisë. Hetime lidhur me rastin janë në vazhdim.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button