Magazina

Trafik prej 1000 kilometrash? Ndodh në Francë

Policia rrugore franceze paralajmëroi sot nivel trafiku të ashtuquajtur, ”i zi” për ata që nisen dhe ”i kuq” për ata që kthehen nga pushimet, domethënë një ndërthurje e atyre që kanë filluar pushimet, në korrik, dhe kthehen, dhe atyre që i marrin pushimet në gusht, çka shkaktoi një rekord të ri, një trafik gati 1 000 kilometra në rrugët e Francës.
Në pikun e ditës u arrit një trafik me gjatësi prej 994 kilometrash. Kjo shifër është ekuivalente e rrugës Lilë në veri të vendit, dhe Biarritz, jugperëndim të vendit, krejtësisht e mbushur me makina.
“Gjithnjë duhet të jemi të kujdesshëm me të dhënat që vijnë në kohë reale, por pasi u kalua niveli i 900 kilometrave, u arrit një rekord i ri”, komentoi nënkoloneli Ghislain De Sars, shefi i divizionit të xhandarmërisë së Qendrës Kombëtare për Informimin Rrugor (CNIR). Më 17 gusht 2013, u arrit një gjatësi historike prej 877 kilometrash trafik, e regjistruar nga CNIR-ja. Por, kjo e sotmja është gjatësia më e lartë e regjistruar ndonjëherë nga të gjitha trafiqet e mbledhura së bashku, në rrugët e Francës 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button