Magazina
Turqia dërgon ndihma humanitare në Gazë, në vlerë mbi 8 milionë dollarë
Fushata për grumbullimin e ndihmave e filluar nga ana e Departamentit për Çështje Fetare të Turqisë, Dijanet, është duke vazhduar ende.
Bëhet e ditur se prej fillimit të sulmeve izraelite ndaj Rripit të Gazës Turqia në këtë vend dërgoi ndihma humanitare në vlerë 8 milionë e 53 mijë e 893 dollarë.
Në deklaratën me shkrim të bërë nga Koordinatori i Diplomacisë Publike të Kryeministrisë thuhet se në koordinimin e Departamentit për Menaxhimin e Krizave dhe Gjendjeve Emergjente pranë Kryeministrisë, AFAD, Kryeministria, Ministria e Jashtme, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim, TIKA, Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhe organizatat jo-qeveritare janë duke bërë përpjekje për grumbullimin dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.
Në deklaratë në mes tjerash u tha se fushata për grumbullimin e ndihmave e filluar nga ana e Departamentit për Çështje Fetare të Turqisë, Dijanet, është duke vazhduar ende.
Në mesin e ndihmave të Turqisë ndaj Gazës ndodhen edhe 17 mijë e 360 paketa të ushqimit, ushqim dhe ilaçe për 15 mijë persona, 20 tonelata ilaçe të ndryshme, materiale dhe pajisje mjekësore, 14 gjeneratorë dhe hidrokarbure për gjeneratorë.
Turqia është duke vazhduar dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës nëpërmjet organizatave publike dhe atyre jo-qeveritare, ndërsa vazhdon edhe bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare me në krye Organizatën për Ndihma të Refugjatëve Palestinezë të OKB-së, UNRWA.